Gjuriq-Mustafës: Mos shpik kushte të reja për formimin e Komunave Serbe

Prishtinë | 01 Gus 2016 | 16:07 | Nga

Drejtori i Zyrës së Serbisë në Kosovë Marko Gjuriq i ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, për mos shpikjen e më shumë kushteve të reja për formimin Komunave Serbe, duke theksuar se BE-ja pritet të bëjë presion mbi Prishtinën për të zbatuar marrëveshjet e nënshkruara.

Gjuriq ka theksuar për Tanjug, se përgjatë bisedimeve që do të mbahen sot dhe nesër njëri nga ndërmjetësuesit pritet të bëjë një presion përfundimtar mbi Prishtinën për të zbatuar marrëveshjet që janë nënshkruar më 25 gusht të vitit të kaluar, duke përfshirë marrëveshjen e formimit të Komunave Serbisë.

Gjuriq ka deklaruar ndaj deklaratë së Mustafës se formimin i këtyre komunave duhet të jetë e shoqëruar me heqjen e strukturave paralele në Kosovë, ku kryeministri i vendit i ka bërë thirrje edhe një herë për të lexuar tekstin e marrëveshjes e cila është nënshkruar.

Gjuriq ka kërkuar që kryeministri Mustafa të mos shpikë kushte të reja.

“Kohë më parë ne ishim në këtë dialog dhe sigurisht se “buja” e famshme mes politikanëve shqiptarë ka humbur dhe ne shohim se nuk ka nënshkrim të përfaqësuesve të tyre më të lartë të marrëveshjes nën patronazhin e BE-së”, ka thënë Gjuriq.

Ndërsa kryeministri Mustafa kishte theksuar se formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe duhet të jetë i lidhur me heqjen e strukturave paralele në Kosovë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme