Gjuriq në Leposaviq me leje të Ministrisë së Jashtme të Kosovës

Prishtinë | 31 Tet 2016 | 14:17 | Nga

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë ditës së sotme do të qëndrojë për vizitë në Leposaviq me leje të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Kështu bëri të ditur për Telegrafin, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit, Enver Hoxhaj.

Disa ditë më parë Gjuriqit, iu është ndaluar hyrja në territorin e Republikës së Kosovës, pas arrestimit të drejtorit të policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi.

 Këtë e pohoi edhe Xhemaj, duke thënë se kjo ministri ia ka refuzuar dy herë kërkesën për hyrje në Republikën e Kosovës, Marko Gjuriqit.

“Marko Gjuriq ka bërë kërkesë në ministrinë tonë për të hyrë në Republikën e Kosovës dhe kjo ministri, pas dy refuzimeve që i ka bërë disa ditë më parë, këtë herë ia ka aprovuar kërkesën për hyrje”, tha Xhemaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme