Gjuriq: Nuk jemi të interesuar për lojërat e Prishtinës

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 08:24 | Nga Ekonomia Online

Në vend që të përfshihen në sulme për karrige në Prishtinë, ata të paktën duhet të adresojnë virusin korona pak përpara se të rrezikojnë jetën njerëzore.

Kështu ka thënë drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, duke komentuar krizën e re politike mes partive shqiptare, në mes të një pandemie njoftoi rrëzimi i qeverisë.

“Nuk është e mençur në këto kohë sfide, për të cilat nuk janë kursyer bashkatdhetarët tanë në Kosovë, të harxhojnë energji në lojërat e Prishtinës të fronit. Ne nuk jemi të interesuar për intrigat dhe marifetllëqet e tyre”, tha ai për gazetën “Politika”, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme