Marko Gjuriq brenda dy orëve do të takojë përfaqësuesit e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Drejtori i së ashtu quajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, nuk dihet se çka do të flas me mysafirët nga Kosova.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin e Serbisë, dhe më pas aty do të mbabet një konferencë.
Gjuriq ashtu sikurse në takimin e kaluar që kishte mbajtur me kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq edhe këtë takim e mban para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.