Marko Gjuriqit nuk i ka pëlqyer deklarata e Avni Arifit në lidhje me territorin, në kohën kur Kosova dhe Serbia kanë nisur takimet e para për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në Bruksel, ndërsa në opinion është përfolur mundësia që në fazën finale të Dialogut të diskutohet edhe për shkëmbim territoresh.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë tha se Arifi s’është njeri kompetent për të dhënë ose marrë territor.
Reagimi nga Beogradi vjen pas deklaratave të Shefit të Delegacionit të Kosovës, Avni Arifi, i cili është zotuar se për asnjë çmim nuk do të japin territor.
“Arifi nuk mund të japë vlerësim për diçka që nuk është e tija dhe se asnjë metër katror e Kosovës dhe Metohisë nuk i përket atij.
“Arifi mund të negociojë për pronën e trashëguar nga babai i tij, nëse ka, dhe jo territor të Serbisë. Kosova dhe Metohija është territor i Serbisë dhe ne nuk do t’i japim asnjë metër katror të tokës serbe, separatistëve shqiptarë”.
“Gjithë territori i Kosovës dhe Metohisë ka qenë dhe është territor i Serbisë”, ka thënë Gjuriq.