Lista Serbe është fituese absolute e zgjedhjeve lokale në Kosovë, thotë Marko Gjuriq.
Drejtori i Zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq ka thënë se juridiksionet nëpër komuna nuk janë të vogla dhe kjo është njëra nga arsyet pse Prishtina dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare u përpoqën t’i shkëpusin serbët, transmeton lajmi.net.
“Serbët ishin në gjendje të kuptojnë se uniteti është i vetmi shpëtim për të ardhmen dhe mbijetesën e tyre në Kosovë. Përmes Listës Serbe dhe veprimit të përbashkët në drejtim të institucioneve të Prishtinës mund të marrim më shumë”, ka thënë Gjuriq për RTS.