Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u ka shkruar letër ambasadave në Beograd, për t’i informuar me detajet për ngjarjet e 26 marsit.
Në letrën, një kopje të së cilës e ka siguruar KTV-ja, Gjuriq përshkruan torturat, që thotë se i ka përjetuar në duart e Policisë së Kosovës, të cilën e quan forcë terroriste dhe forcë barbare mesjetare.
Në fund të letrës, Gjuriq thotë se aksioni ishte përpjekje e shqiptarëve për t’i dëbuar serbët nga Kosova dhe duket se e krahason veten me Nelson Mandelën dhe Martin Luther Kingun.
Ai i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë fuqishëm kundër ngjarjes së 20 marsit. Gjuriq ka paralajmëruar se do të vijë në Kosovë në fund të këtij muaji, kur serbët planifikojnë që në mënyrë të njëanshme ta krijojnë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.
Për më shumë shikoni videon e mëposhtme: