Gjykata anulon zgjedhjet, nuk mandatohet Armando Duka president i FSHF-së

Prishtinë | 02 Pri 2018 | 15:55 | Nga

Nëpërmjet një vendimi, që mban datën 28 mars 2018, të siguruar sot nga Report TV, dëshmohet qartë se Gjykata e Shkallës së Parë në Tiranë nuk e ka regjistruar Asamblenë Zgjedhore të FSHF-së, në të cilën u mandatua për herë të pesë si president Armand Duka.

Gjykata vendosi kthimin pas të kërkesës së Federatës Shqiptare të Futbollit për regjistrimin e Asamblesë së Fundit Zgjedhore.

Në arsyetimin e saj Gjykata vëren, se FSHF-ja nuk kishte paraqitur një dokumentacion të plotë me dokumenta zyrtare, kryesisht lidhur me regjistrimin e delegatëve dhe shoqatave të reja pjesëmarrëse në zgjedhjet e Asamblesë.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për kërkesën e FSHF-së për të regjistruar zgjedhjet

Gjykata ia ka ngarkuar gjithashtu shpenzimet gjyqësore FSHF-së, e cila kundër këtij vendimi, mund të apelohet brenda 5 ditëve, në Gjykatën e Apelit.

Pra FSHF ka afat deri sot për t’u ankuar.

Image

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme