Gjykata cakton masën e paraburgimit të pandehurit që dyshohet për vrasjen në Gjilan

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit L. J.

Në njoftim thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri L. J., dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen, e cila ka ndodhur më 12 Shtator 2021, në një kafiteri në Gjilan, ku me armë zjarri është privuar nga jeta tani i ndjeri B.V.

“Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se në bashkëveprim ka kryer veprën vrasje e rëndë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, pasi që po të gjendet në liri mund të i ikë ndjekjes penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme