Gjykata e Apelit lë në burg Mihal Kokëdhimën

Prishtinë | 22 Tet 2019 | 10:40 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Apelit të Vlorës ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Mihal Kokëdhimën.

Gjatë sezonit turistik, ai kanosi dhe terrorizoi disa turistë spanjollë, të cilët kishin shkuar tek lokali në pronësi të tij në Porto Palermo.

Seanca gjyqësore ndaj Kokëdhimës u zhvillua me dyer të mbyllura ditën e sotme. Mihal Kokëdhima akuzohet për veprat penale “kanosje”, “shkatërrim i prone” dhe për “dëmtime të tjera me dashje”.

Mihal Kokëdhima para trupës gjykuese nuk ka pranuar akuzuat, ndërsa avokatët e tij Kujtim Cakrani dhe Erion Besimaj, kërkuan një masë më të lehtë duke ofruar garanci pasurore deri në tre mijë euro, por Gjykata nuk ndryshoi masën e sigurisë “arrest me burg” për pronarin e lokalit i cili akuzohet se ka dhunuar një grup turistësh spanjollë.

Lokali “Panorma” në Porto Palermo, i cili ishte në pronësi të Kokëdhimës u shkatërrua nga IKMT-ja menjëherë pas ngjarjes së rëndë me arsyetimin se objekti nuk ishte i legalizuar

Të ngjashme