Në Gjykatën e Apelit u organizua takim lamtumirës më gjyqtarët, Rasim Rasimi dhe Ragip Namani, të cilët nga e hëna kanë filluar punën në Gjykatën Supreme.
Më avancimin e tyre, dhe pensionimin e gjyqtares Mediha Jusufi një ditë më parë, Gjykata e Apelit këtë muaj ka mbetur pa tre gjyqtarë.
Gjithsesi, kësaj shifre, shumë shpejt pritet t’i bashkohen edhe pesë të tjerë pasi që procedurat e rekrutimit për ta janë në mbarim e sipër.
Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës këto ditë ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtarë për Gjykatën e Apelit.
Gjykata e Apelit aktualisht ka 37 gjyqtarë, ndersa në punë janë mbi 12 mijë lëndë.