Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Gramoz Vokrrit ndaj Agim Ademit.
Gramoz Vokrri, afro një muaj më parë ishte kundërshtari kryesor i Agim Ademit në garën për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Por kandidatura e tij nuk ishte aprovuar për arsye se disa nga nënshkrimet që kishte mbledhur Vokrri ishin cilësuar si të jashtëligjshme, transmeton lajmi.net.
Më tutje, Vokrri kishte paditur FFK-në në Gjykatën Themelore për thirrje të jashtëligjshme të Kuvendit Zgjedhor, ndërsa tani Gjykata e Apelit e ka aprovuar vendimin e Themelores, kështu duke refuzuar çdo ankesë të Vokrrit.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell aktvendimin e Gjykatës së Apelit.