Klubi nga Korça ka arritur të fitojë rastin në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv.
CAS ka pranuar kërkesën e Skënderbeut për t’i rikthyer titullin kampion të sezonit 2015/2016 të hequr nga FSHF.
Lajmi është konfirmuar nga klubi nga Korça nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare.
Argumentet e paraqitura nga Skënderbeu dhe strategjia mbrojtëse në CAS kanë rezultuar efikase, me panelin e gjyqtarëve që ka hedhur poshtë vendimin e Komisionit të Etikës në FSHF.
Pasi u ndëshkua nga UEFA me një vit larg Evropës si masë administrative në kuadër të hetimeve që inspektorët këtij institucioni po kryenin për kurdisje ndeshjesh, ndaj skuadrës korçare, Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit mori vendim për t’i hequr titullin kampion të sezonit 2015/2016.