Gjykata e Kukësit thuhet se ka vendosur të kthejë në burg këngëtaren Fjolla Morina.
Bëhet me dije se trupi gjykues ka vendosur të ndryshojë masës nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg” pasi këngëtarja ka shkelur masës dhe është arratisur.
Ndryshimi i masës së sigurisë u bë sot në mungesë të këngëtares. Fjolla prej më shumë se një muaji është në kërkim pasi theu masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe është larguar në drejtim të paditur.
Seanca tjetër mbahet me 11 mars.
Kujtojmë se Fjolla Morina u arrestua pasi u kap me dy pistoleta në çantë gjatë tentativës për të kaluar kufirin drejt Shqipërisë nga dogana e Morinës, e shoqëruar nga shoferi dhe biznesmeni Fisnik Syla me të cilin u martua pak ditë më parë.
Gjykata e Kukësit dha masën e arrestit në shtëpi, dhe këngëtarja mori me qira një banesë në Kukës, ku do të duhej të qëndronte të paktën deri në seancën e radhës.