Gjykata e Lartë ka bllokuar kërkesën e presidentit Biden për vaksinimin dhe testimin e punonjësve të bizneseve të mëdha.
Presidenti ka theksuar domosdoshmërinë e vaksinimit kundër virusit për muaj të tërë dhe përfundimisht vendosi të përdorë mandatin për punëdhënësit e mëdhenj, si mjetin e tij kryesor për të bindur amerikanët të marrin vaksinën.
Megjithatë, gjyqtarët e kanë mbështetur idenë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësorë, shkruan CNN.
Bideni lëshoi një deklaratë, duke lavdëruar vendimin për punonjësit e kujdesit shëndetësor, por kritikoi vendimin për bizneset, që do të ketë efekt shumë më të gjerë.
“Jam i zhgënjyer që Gjykata e Lartë ka zgjedhur të bllokojë kërkesat e arsyeshme për shpëtimin e jetëve për punonjësit në bizneset e mëdha, që ishin të bazuara në shkencë dhe ligj”, është shprehur Biden.