Liderja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është dënuar me katër vjet burgim.
Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mosmarrëveshjes dhe thyerjes së rregullave të COVID-19, sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.
Suu Kyi përballet me 11 akuza në total, të cilat ajo i ka mohuar.
Ajo ka qenë në arrest shtëpiak që nga një grusht shteti ushtarak në shkurt, i cili përmbysi qeverinë e saj të zgjedhur civile.
Ndërkaq, tani nuk është e qartë se kur ose nëse Suu Kyi do të vendoset në burg, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv,
Avokatët e e saj, cilët ishin burimi i vetëm i informacionit mbi procedurat ligjore, u janë dhënë gjithashtu urdhra për të ndaluar lëshimin e informacionit.
Ndryshe, pak është parë apo dëgjuar për të, përveç paraqitjeve të saj të shkurtra në gjykatë.