Gjykata greke refuzon kërkesën për ekstradimin e puçistëve në Turqi

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 13:26 | Nga

Gjykata e Apelit të Greqisë refuzoi kërkesën e përsëritur të Turqisë për ekstradimin e tetë puçistëve të arratisur pas tentimit të dështuar të vitit të kaluar për grusht shteti në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjykata Supreme e Greqisë (Arios Pagos) në fund të janarit mori vendim për mosekstradimin e gjithsej tetë ushtarakëve puçistë të arratisur turq të cilët si pjesëtarë të organizatës terroriste FETO morën pjesë në tentimin e dështuar grusht shteti të korrikut në Turqi, ndërsa më pas me helikopterë të ushtrisë u arratisën në Greqi.

Pas kërkesës së përsëritur turke për ekstradimin e tetë të arratisurve, Gjykata e Apelit në Athinë sot refuzoi kërkesën për ekstradimin e dy puçistëve, pjesëtarë të organizatës terroriste FETO, Ugur Ucan dhe Mesut Firat.

Vendimin e njëjtë për edhe tre puçistët gjykata e mori dje, ndërsa për tre të tjerë më 25 prill. Institucionet kompetente greke edhe më tej shqyrtojnë kërkesën për azil të cilën e kanë dorëzuar puçistët, të cilët deri në përfundimin e kësaj procedure do të qëndrojnë në paraburgim në Athinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme