Gjykata Kushtetuese reagon mbi kërkesën e Presidentes: Trajtojmë të gjitha kërkesat me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm

Prishtinë | 06 Gus 2025 | 17:03 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka bërë të ditur se trajton të gjitha çështjet e dorëzuara nga palët e autorizuara në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Sipas komunikatës, ndarja e lëndëve dhe vendimmarrja bëhet në mënyrë kolegjiale dhe sipas rregullave procedurale.

Gjykata po ashtu ka konfirmuar se Gjyqtari Radomir Laban ka qenë pjesë e saj që nga viti 2011 dhe ushtron funksionin e gjyqtarit që nga 2018, pas procedurave ligjore dhe kushtetuese të emërimit.

Gjykata thekson se të gjitha kërkesat trajtohen me paanshmëri, përkushtim dhe profesionalizëm.

Të ngjashme