Arkimed Lusha, i njohur ndryshe si Stresi, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.
Stresi u vu në pranga në një hotel në periferi të Tiranës, ku uniformat blu i gjetën një pistoletë pa leje dhe një sasi të vogël kokaine. Sipas policisë, ai është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë në fushën e trafikimit të narkotikëve dhe krimeve kundër personit. Sipas burimeve, reperi ka qenë në përgjim prej disa muajsh, ndërsa gjykata ka caktuar për të edhe masën e sigurisë arrest me burg.
Në vitin 2015, Stresi u arratis edhe nga komisariati nr. 3, ndërsa në muajin prill të këtij viti u arrestua sërish së bashku me dy miq të tij në një lokal duke konsumuar kokainë.