Gjykata në Prizren merr vendim për personin që dyshohet për vrasjen e policit Sami Thaqi

Prishtinë | 30 Jan 2020 | 11:27 | Nga Ekonomia Online

Gjykata e Prizrenit e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për personin e arrestuar si i dyshuar për vdekjen tragjike të policit Sami Thaqi.

Kësisoj, për Iron Badallin është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Badalli akuzohet për veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale”.

Për një vepër të tillë, dënueshmëria është deri në 8 vite burg, teksa prokuroria në fazat e mëvonshme të hetimeve mund ta riklasifikojë këtë vepër penale në atë të “vrasjes”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme