Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e tre të akuzuarve për fajde dhe një tjetri për keqpërdorim të detyrës.
I akuzuar për keqpërdorim të detyrës në cilësinë e policit dhe për dhënie të ndihmës në fajde, Hamdi Jashari është dënuar me dënim unik me burg në kohëzgjatje prej 1 viti si dhe 500 euro gjobë.
Ndërsa, për veprën penale të fajdesë, i akuzuari Xhelal Hoxha është dënuar me 4 vjet burg.
Për të njëjtën vepër, Flamur Hoxha është dënuar me 8 muaj burg, kurse Nuhi Hoxha me 6 muaj burgim.
I kontaktuar nga kallxo.com, avokati i Hamdi Jasharit, Asdren Hoxha, tha se nuk është aspak i kënaqur me vendimin e Gjykatës ndaj klientit të tij.
“Të pakënaqur shumë. Mendojmë që aktgjykimi nuk është i qëlluar. Nuk e di si ka me arsyetu një vendim të tillë”, tha Hoxha.
Në këtë proces gjyqësor, dëshmitarët thanë se nuk ndihen të dëmtuar nga të akuzuarit për fajde.