Kryeministri Zoran Zaev është liruar nga akuza për mit marrje, këtë vendi e solli Gjykata Darko Todorovski gjatë seancës së sodit. Siç sqaroi gjykatësi, prokurori publik nuk ka dëshmuar që Zaev ka bërë veprën, për të cilën akuzohet, njofton InfoShqip.
Gjatë seancave gjyqësore, përveç video materialit që është dorëzuar si dëshmi, janë dëgjuar biseda telefonike të cilat janë siguruar nëpërmjet masave të veçanta të hulumtimit, ndërsa është dëgjuar edhe dëshmitari Ivan Nikollov.
Në seancën paraprake, prokurorja kërkoi që të rikualifikohet lënda dhe në vend të akuzohet për marrje të mitos, të akuzohet për kërkim të mitos.
Zaev pas seancës tha se kanë dëshmuar pafajësinë e tij, ndërsa në lidhje me videon që qarkullon nëpër disa media, theksoi se është e prerë në tre vende, ndërsa kërkoi që nëse ndokush e ka videon e plotë të shpërndahet me publikun.