Përkundër faktit se informacioni në media ishte i mangët dhe tepër i errët, për vizitën zyrtare të Kryetares së Gjykatës speciale, mbylljes së informatave duke u marre me arrestimin e Molliqajt, e jo me helmin e zonjës Trendafillova, që solli kundër luftëtarëve nacionaldemokrat shqiptar të Kosovës, unë them se kjo qeveri, ky kryeministër që nga thirrja “Shko Hashim” e deri tani, në stilin e komunistëve titist, po eliminon ajkën nacional demokratike, përmes projektit të quajtur “Gjykata speciale” pra duke i involvua në krime.
Kjo gjykatë ia ka borxh Kosovës, një vendim të plotfuqishëm gjyqësor, për raportin e Dick Martit, e tek pastaj të kërkoj leje tjetër nga Kuvendi i Kosovës për mandat të ri, që t’i ndjekë të supozuarit shqiptarë si vrasës të periudhës së luftës e pasluftës, gjoja për krimet e supozuara të UÇK.
E konsideroj ketë një sulm direkt në rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, për shkak të mbivendosjes jo vetëm ndaj sistemit të drejtësisë por edhe vet Kuvendit dhe sistemit shtetëror. Gjykata speciale me pretendimet për krime të supozuara se i ka kryer UÇK, është e barabartë me Tivarin Titist.
Kjo gjykatë po i shërben kthimit të neokomunizmit në Kosovë, duke i luftuar në emër të krimeve të supozuara të UÇK, nacional demokratët shqiptare të Kosovës. Si dikur udhëheqësit komunist shqiptarë, që në emër të bashkim vëllazërimit, pushkatuan në bashkëpunim me Titon, mase 4 mijë shqiptar të devotshëm kosovar në Tivar.
Ajo qe komunistët bënë me masakrën e Tivarit, po tenton të përsëritet ndaj nacional demokracisë shqiptare në Kosovë, përmes gjykatës speciale në emër të drejtësisë, përmes qeveritarëve kurtian. Njerëz drejtues të EULEX dhe gjyqtare e prokuror, tashmë kanë filluar të flasin për funksionimin e njëanshëm të drejtësisë ndërkombëtare në Kosovë!
Prandaj, kjo gjykatë nëse ngrit vetëm një aktakuzë, mbi dokumente të arkivave të Beogradit, duhet të jet e pa pranueshme dhe Kosova duhet të ia ndërpres mandatin me ligj të posaçëm ashtu siç ia ka dhënë me ligj të njëjtë. Kjo është edhe në traditën dhe praktiken juridike, nëse një mandat fitohet nga Kuvendi i Kosovës, është po ashtu Kuvendi i Kosovës ai i cili ia ndërprenë mandatin.
Kjo është e sanksionuar me kushtetute! E mbi kushtetutë s’mund të ketë as Gjykatë Speciale dhe asnjë rend, përveç nëse Republika e Kosovës okupohet nga ndonjë qeveri a vend tjetër ose nëse drejtohet nga qeveri kuislingë. Këshilli i Evropës nuk vendos për çështjet e drejtësisë shtetërore të asnjë shteti, e as të Kosovës, ndaj kjo është mbivendosje.
Nëse këta qeveritar dhe deputet, duan ta mbrojnë sovranitetin shtetëror ose jo, është çështje politike. Por, me kushtetutë janë të detyruar ta bëjnë. Nëse janë kuisling, kjo tani do dalë në shesh. Ani së tashmë është parë edhe bëre e qartë në shkrimin e Albinit “Shko Hashim”
Por, shqiptarët dhe ata që harruan apo se mësuan kurrë se si lindi shteti i Kosovës, dy gjera duhet ti mësojnë si kushtetutën, se: Kosova shtet i pavarur dhe demokratik është betimi dhe nënshkrimi i vetëm i politikanëve sovran në kuvendin e Republikës se Kosovës më 17/02/2008; dhe se: kjo deklaratë e pavarësisë së Republikës së Kosovës erdhi pas luftës heroike të UÇK dhe kushdo që i lufton këta burra e këto gra të UÇK që rastësisht apo fal Zotit mbijetuan luftën, po lufton vullnetin e 91% të shqiptareve të Kosovës shprehur në referendumin e vitit 91.
Dhe se krejt çka mund të fitojnë është maksimalisht varrin në Beograd, aty midis Rrahman Morinës dhe Esat Pashës. Pak rëndësi ka çfarë ka thënë Trandafillova se, lirinë dhe çlirimin Kosova nuk e ka nga BE por e ka nga lufta jonë dhe ndërhyrja e SHBA me aleatët nga NATO.