Gjykata Speciale nis themelimin, shpallet konkursi për stafin

Prishtinë | 04 Gus 2016 | 12:49 | Nga

Gjykata Speciale, që do t’i hetojë krimet e supozura të luftës në Kosovë e që do ta ketë selinë në Hagë në Holandë, tashmë ka nisur që të themelohet.

Tashmë Bashkimi Europian, ka hapur një konkurs me anë të të cilit do të bëjë përzgjedhjen për stafin e Gjykatës Speciale.

52 pozita të lira të punës, më përshkrimet përkatëse, janë publikuar në konkursin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila do të gjykojë rastet nga Kosova.

Konkursin e plotë të shpallur nga “European External Action Service”, mund ta gjeni duke klikuar në këtë link:

http://eeas.europa.eu/csdp/opportunities/2016/eulex_kosovo/20160803-annex-1-cfc-3-2016-kosovo_en.pdf

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme