Nesër (e mërkurë, 24 mars) në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. “Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë […]
Gjykata Speciale, të mërkurën konferenca e katërt ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Nesër (e mërkurë, 24 mars) në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.
Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt.
Konferenca mbi ecurinë e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96 të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK),











