Gjykata Supreme e kthen në rivendosje çështjen penale ndaj V.Ll

Prishtinë | 29 Tet 2026 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Supreme e Kosovës ka aprovuar pjesërisht kërkesën për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitur nga mbrojtësi i të pandehurit V.Ll., duke e kthyer çështjen në Gjykatën Themelore në Prishtinë për rivendosje.

Çështja penale ndaj të dyshuarit V.Ll. lidhet me dyshimet për veprat penale të mashtrimit, mashtrimit lidhur me pranimin e fondeve nga Komuniteti Ndërkombëtar, lidhjes së kontratës së dëmshme dhe shpërdorimit të pasurisë së huaj.

Sipas aktgjykimit PML.nr.805/2026, V.Ll. do të mbetet në paraburgim deri në marrjen e një vendimi të ri nga gjykata e shkallës së parë.

Të ngjashme