Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje për një muaji ndaj 31 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
“Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri i paraburgimit ngase ekzistojnë rrethana se të pandehurit mund të ndikojnë në dëshmitarë, po ashtu ekziston rreziku se të pandehurit po të gjenden në liri mund të fshehin provat e veprës penale, mund të falsifikojnë ndonjë provë që të shërbejë si alibi për të pandehurit, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale”.
“Kundër këtij vendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”.