Gjykata ua vazhdon masën e ndalimit edhe për 48 orë dy të dyshuarve për vrasjen e rëndë në një hotel në lagjen “Arbëria”

Prishtinë | 20 Mar 2023 | 18:35 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë- Gjykata Themelore Prishtinë, ka marrë aktvendim me të cilin ua ka vazhduar masën e ndalimit në stacionin policor edhe për 48 orë, dy të dyshuarve A.M dhe M.M, për vrasje të rëndë në një hotel në lagjen “Arbëria” në Prishtinë.

Deri të kjo masë, ka ardhur si rezultat i asaj se Gjykatës i  nevojitet edhe më shumë kohë për analizimin e provave dhe shkresave të lëndës për caktimin e masës së paraburgimit, masë kjo e propozuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Kështu është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi”, nga avokati Skender Musa i cili është edhe mbrojtës i të dyshuarit M.M.

Ajo çka mund të them tash është se për shkak të zgjatjes së seancës, arsyetimit të provave, Gjykata ka marrë vendim për 48 orë me vazhdu mbajtjen derisa t’i analizon provat dhe shkesat e lëndës”, tha avokati Musa.

Të ngjashme