Gjykatësja shpërthen në lot dhe dënon vrasësin me 1067 vjet burg dhe 6 burgime të përjetshme

Prishtinë | 17 Nën 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Vrasësi i paradës së Waukesha-s, në Wisconsin, Darrell Brooks, është dënuar me 6 burgime të përjetshme pasi është shpallur fajtor për të njëjtin numër vrasjesh me dashje.

40-vjeçari Brooks u njoh me dënimin pasi një juri e Gjykatës në Waukesha e shpalli atë fajtor më 26 tetor për 76 akuza penale, duke përfshirë 6 akuzat për vrasje me dashje.

Gjykatësja shpërtheu në lot përpara dhënies së vendimit, teksa kujtoi historitë e viktimave të tij. Ajo shtoi edhe 1067 vite burgim në mënyrë simbolike për të nënvizuar ashpërsinë e krimeve për të cilat tha se Brooks nuk tregoi asnjë pendesë. Gjykatësja Jennifer Dorow rrëfeu se kishte parë skenat e asaj që kishte ndodhur në nëntor të vitit të kaluar.

Autori tha se ai kishte kaluar një jetë të vështirë, ishte rritur pa baba, i varfër dhe shpesh i uritur teksa rritej në banesa të mbushur me minj e insekte. Ai shtoi se kishte pasur probleme mendore në moshë të re, ndërsa nuk kishte në plan të kryente krimin e tmerrshëm. “Njerëzit besojnë atë që duan të besojnë dhe kjo është normale. Por unë dua të them: Ajo që ndodhi më 21 nëntor 2021 nuk ishte e planifikuar. Nuk ishte një sulm, nuk ishte e planifikuar. Nuk ishte një akt i qëllimshëm”, tha autori, i cili kërkoi falje për herë të parë për ngjarjen e tmerrshme. Seanca u shoqërua nga ndërprerje të vazhdueshme dhe sjellje të çrregullta të të akuzuarit, duke sjellë edhe largimin në disa raste të gjyqtares Dorow, e cila tha se po kishte frikë prej tij. Në fund të fjalës së tij Brooks tha: “Ndërgjegjja ime është e pastër, pasi kam bërë paqe me Zotin. Ishte vullneti i Zotit që ajo ngjarje të ndodhte”.

Gjatë seancës, prokurorët treguan se si Brooks e futi qëllimisht kamionin e tij në rrugën ku po mbahej parada festive. Në atë kohë, ai sapo ishte liruar me kusht nga burgu për një akuzë të dhunës në familje, ndërsa u arrestua menjëherë pas masakrës.

Të ngjashme