Gjykimi i Netanyahut për korrupsion do të vazhdojë në janar

Prishtinë | 19 Kor 2020 | 14:08 | Nga Ekonomia Online

Gjykimi i Kryeministrit të Izraelit Benjamin Netanyahu për korrupsion do të vazhdojë jo më herët se janari, ka vendosur një Gjykatë në Jerusalem.

Nuk ishte e qartë nëse Netanyahu do të duhet të jetë në gjykatë për secilën seancë, por kjo shtyrje e gjykimit do ta mbajë kryeministrin në vetëdijen e popullit, dhe do të vazhdojë të ngrejë pyetje nëse ka drejtë të shërbejë si kryeministër teksa po gjykohet.

Netanyahu po akuzohet për mashtrim, shkelje të besimit dhe pranim të ryshfetit në një seri skandalesh ku thuhet se ka pranuar dhurata të kushtueshme nga miqtë miliarderë, në shkëmbim të favoreve me ndryshim rregulloresh për mogulët e mediave, në mënyrë që të ketë mbulim më të favorshëm të tyre, shkruan AP.

Netanyahu mohon keqpërdorimet, teksa akuzat i paraqet si të orkestruara nga mediat, për ta larguar nga pushteti, transmeton KOHA.

Në të njëjtën kohë në Jerusalem po mbahen protesta ditëve të fundit, me kërkesë për dorëheqjen e tij për shkak të krizës së pandemisë dhe mënyrës se si e ka menaxhuar. Protestat nuk kanë qenë shumë të mëdha, pjesërisht për shkak kufizimeve, por mllefi në rritje në mesin e popullit është sfida më e madhe me të cilën Netanyahu është përballur prejse është në fuqi për më shumë se një dekadë.

Të ngjashme