Derisa Prokuroria Themelore e Mitrovicës e ka vlerësuar të suksesshëm vitin e parë të gjyqësorit të integruar (janë trajtuar 20 mijë lëndë), në Gjykatën Themelore të Mitrovicës vlerësojnë se sistemi i integruar i gjyqësorit nuk ka qenë i plotë dhe se ka filluar të funksionojë pa u përgatitur mirë. Gjyqtarët serbë të ndikuar nga politika.
Me integrimin e gjyqtarëve dhe të prokurorëve serbë në sistemin kosovar të drejtësisë dhe me fillimin e punës së gjykatave dhe të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës një vit më parë, sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel më 10 shkurt 2015, kanë pushuar së funksionuari të gjitha gjykatat paralele që kanë funksionuar në komunat veriore të Kosovës sipas sistemit të drejtësisë së Serbisë.
Serbët e veriut të Kosovës, pas një viti të punës së gjyqësorit të integruar, janë shprehur të pakënaqur.
Ata kanë vlerësuar se një vit i funksionit të sistemit të integruar të gjyqësorit ka qenë jo i plotë dhe është përcjellë me shumë problem