Gjyqësori kosovar me mungesë të kapaciteteve për bartjen e plotë të kompetencave nga EULEX-i

Prishtinë | 27 Mar 2018 | 08:10 | Nga

Mbi 600 lëndë të krimeve të profilit të lartë dhe krimeve të luftës do t’i transferohen Prokurorisë Speciale të Kosovës nga EULEX-i gjatë këtij viti.

Ndërkaq kapacitetet dhe ekspertiza e gjyqësorit kosovar vlerësohen se janë të pamjaftueshme për trajtimin e këtyre rasteve, shkruan sot Koha Ditore.

Fondi i së Drejtës Humanitare (FDH) ka vlerësuar se procesi i transferimit mbetet sfidë e sistemit gjyqësor të Kosovës.

Anka Kurteshi-Hajdari, nga kjo organizatë, ka thënë se nga mesi i këtij viti gjyqësori vendor për herë të parë në historinë moderne të Kosovës do t’i marrë të gjitha kompetencat e plota për ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimeve të tjera të rënda.

Tutje, Kurteshi-Hajdari ka shtuar se mbrojtja e dëshmitarëve është pika më e dobët në procedimin e krimeve të profilit të lartë, sidomos të krimeve të luftës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme