Sot në Zyrën Kombëtare të Auditimit është organizuar trajnim për gjyqtarët e gjeneratës së gjashtë të sapo emëruar nga Presidenti i vendit.
Me këtë rast Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, ka mbajtur një fjalë përshëndetëse dhe ju ka uruar punë të mbarë në detyrën e re, njofton Klan Kosova.
Ndërsa, Qerkin Morina, Ndihmës Auditor i Përgjithshëm dhe Safet Berisha, Drejtor i Departamentit Ligjor në Auditim, kanë prezantuar para tyre mandatin dhe funksionin e Zyrës Kombëtare të Auditimit dhe punës audituese që kryen zyra si dhe për bashkëpunimin me legjislativin dhe organet e drejtësisë.
Në kuadër të trajnimit është zhvilluar edhe një seancë – diskutim i hapur ku të pranishmit kanë shkëmbyer mendimet e tyre dhe kanë bashkëbiseduar për praktikat e mira në punë, thuhet në komunikatë, njofton Klan Kosova.