Kampionati grek vazhdon të përfaqësojë një nga telenovelat më të mëdha në botë, pasi gjyqtarët nuk panë rrugëdalje tjetër dhe vendosën të bojkotojnë ndeshjet.
Gjyqtarët grekë hynë në grevë pasi sulmet bëheshin gjithnjë e më të shpeshta, ku pas atyre verbale nisën sulmet fizike.
“Gjyqtarët grekë dhe të huaj janë objektiva dhe ‘kurban’ i vazhdueshëm. Marrim kërcënime, dhunë, sulme fizike dhe verbale, por e gjithë kjo mbetet e pandëshkuar. Prandaj kemi vendosur që nga fundjava e ardhshme të mos gjykojmë ndeshjet derisa të kemi kushte të sigurta”, janë shprehur ata në një komunikatë.