Gjyqtari nga Kosova gjykoi dje ndeshjen e Barcelonës në Champions League

Prishtinë | 21 Tet 2020 | 11:07 | Nga Ekonomia Online

Gjyqtari me origjinë nga Kosova, Bekim Zogaj, dje ishte gjyqtar anësor në sfidën mes Barcelonës dhe skuadrës hungareze Ferencvarosi.

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-1 ndaj Ferencvarosit, në takimin e parë të grupit G në Ligën e Kampioneve

Një ndeshje e dominuar nga Barcelona, me gjithsej gjashtë gola të shënuar për 90 minuta dhe me një karton të kuq, Gerrard Pique i katalanasve u përjashtua në minutën e 68-të.

Gjyqtar kryesor ishte Sandro Scharer, ndërsa asistentët të tij Stephane de Almeida dhe Bekim Zogaj, gjyqtar i katërt ishte Fedayi San.

Të ngjashme