Më shumë se gjysma e studentëve të universitetit në Australi janë ngacmuar seksualisht së paku një herë gjatë vitit 2016, thuhet sipas një sondazhi.
Raporti i Komisionit Australian për të Drejtat e Njeriut zbuloi gjithashtu se pothuajse 7% e nxënësve u sulmuan seksualisht në të paktën një rast në vitin 2015 ose 2016.
Në sondazh thuhet se gratë në universitet kishin më shumë gjasa sesa meshkujt që të sulmoheshin ose ngacmoheshin.
Studimi i 39 universiteteve dhe 31,000 studentëve gjeti se sulmet seksuale dhe ngacmimet kishin ndodhur në shkallë të ndryshme në të gjitha mjediset e universitetit.
Zëvendës-kancelari i Universitetit të Queensland, Peter Hoj, tha se statistikat ishin shumë shqetësuese.
“Raporti tregon se rreth 1.6% e nxënësve janë sulmuar seksualisht në një mjedis universitar në nivel kombëtar – ka vetëm një numër të pranueshëm dhe kjo është zero”, tha ai.