Gazetari i njohur britanik dhe njohësi i mirë i rrethanave ballkanike Misha Glenny, ka thënë se Serbia para anëtarësimit në Bashkimin Europian do të pajtohet që de fakto ta njohë pavarësinë e Kosovës, transmeton Koha.net.
Glenny, në një bisedë për gazetën “blic” të Beogradit në pyetjen pse për vendet perëndimore kur bëhet fjalë për anëtarësimin e Serbisë në BE, çështja e dialogut të Beogradit e Prishtinës është më i rëndësishëm se sa të drejtat e serbëve e të shqiptarëve, është përgjigjur:
“Nëse mendoni për të drejtat e serbëve e të shqiptarëve në Kosovë, atëherë këtë çështje BE do ta zgjidhte me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës për shkak të qëndrimit dominues në BE (ose në Gjermani e Francë ) që Kosova të trajtohet vend i ndarë. Në këtë kuptim, ajo çfarë po ngjan në Kosovë nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në pozicionin e BE-së ndaj Serbisë. Megjithëkëtë, është tepër e qartë se Gjermania me shumicën përkrahjes në Bashkimin Europian, ka vendosur që Serbia do të detyrohet që të pajtohet de fakto me njohjen e Kosovës shtet i pavarur paka para se të pranohet në Bashkimin Europian”.