BE: Azerbajxhani dhe Armenia të ruajnë armëpushimin

Prishtinë | 19 Nën 2020 | 14:43 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur përfundimin e luftimeve ndërmjet Azerbajxhanit dhe Armenisë për rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut.

BE-ja u bëri thirrje të dyja palëve, të respektojnë në mënyrë rigoroze marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga ana e Rusisë, në mënyrë që të parandalojnë pasojat në njerëz.

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell përmes një deklarate të lëshuar më 19 nëntor, nxiti “të gjithë aktorët në rajon të përmbahen nga çdo veprim ose retorikë” që mund të rrezikojë armëpushimin.

Marrëveshja e paqes u arrit pasi forcat azerbajxhanase bën përparime të mëdha në fushën e betejës, pas gjashtë javë luftimesh, duke rifituar territorin e humbur gati tre dekada më parë.

Marrëveshja lejon Azerbajxhanin të mbajë një pjesë të konsiderueshme të rajonit malor, si dhe të pjesëve përreth.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme