GLPS konstaton ngecje në zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias, përmbushja mbi 50%

Prishtinë | 28 Pri 2023 | 11:19 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), të premten ka prezantuar të gjeturat e vlerësimit të Sundimit të Ligjit në Kosovë – edicioni i katërt, bazuar në Listën Kontrolluese të Sundimit të Ligjit të miratuar nga Komisioni i Venecias, raporton Ekonomia Online.

Raporti që është prezantuar mbulon periudhën nëntor 2022 – prill 2023, ku nota mesatare e përmbushjes për Kosovën ka shënuar 51.76 për qind.

Donik Çeta nga GLPS, tha se sipas të dhënave të Raportit është gjetur se ka ngecje në performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e parimeve të Komisionit të Venecias.

Sipas saj në kategoria barazia para ligjit ka shënuar rezultat prej 70 për qind, kurse kategoria Parandalimi i keqpërdorimit të pushtetit shënoi rezultatin më të ulët prej 37.5 për qind.

Kurse te kategoritë e tjera si ligjshmëria përmbushja ishte 40%, siguria juridike 53.12% dhe te qasja në drejtësi përmbushja ishte 58.2%.

“GLPS këtë vlerësim e bën në baza periodike, ku vlerësohet zbatimi i ligjit nga pikëpamja e dispozitave kushtetuese, ligjeve, si dhe akteve nënligjore bazuar në pesë kategoritë, te cilat i përmban kjo listë, e që janë: Ligjshmëria, Siguria juridike, Parandalimi i abuzimit (keqpërdorimit) të pushtetit, Barazia para ligjit dhe mosdiskriminimi dhe Qasja në drejtësi. Në këtë raport të fundit është gjetur se ka ngecje në performancën e institucioneve përgjegjëse në zbatimin e parimeve të Listës së Komisionit të Venecias”, tha Çeta.

“Ne periudhën nëntor 2022 – prill 2023 nota mesatare e përmbushjes për Kosovën ka shënuar 51.76%, që do të thotë se Kosova ka shënuar përsëri një note mbi ‘notën kaluese’, që nuk ka shumë dallim me vlerësimin për periudhën paraprake (maj-tetor 2022). Nga pesë kategoritë e vlerësuara, kategoria – Barazia para ligjit ka shënuar përsëri pikët më të larta, me një rezultat prej 70 për qind e cila mbeti me pikë të njëjta sikur në vlerësimin e kaluar. Nga ana tjetër, kategoria Parandalimi i Abuzimit (Keqpërdorimit) të Pushtetit shënoi përsëri rezultatin më të ulët duke shënuar 37.5 për qind përmbushje, pa pësuar ndryshim të pikëve nga vlerësimi i kaluar”, tha tutje Çeta.

“Të gjitha kategoritë e tjera, Ligjshmëria (40%), Siguria Juridike (53.12%), Qasja ne Drejtësi (58.2%) shënuan një rezultat mesatar, i cili është analizuar në këtë raport. Megjithatë, kategoria Ligjshmëria dhe Siguria Juridike ka pësuar një rënie të pikëve në krahasim me vitin e kaluar. Vlen të theksohet, që në krahasim me vlerësimin e kaluar është paraqitur një rënie prej 48 për qind e përmbushjes”.

Liridon Salihi nga GLPS, tha se Kosova vazhdon të përballet me sfida dhe probleme në sektorin e drejtësisë, të cilat paraqiten pothuajse në secilën prej shtyllave të Listës Kontrolluese të Sundimit të Ligjit, raporton EO.

“Ligji për Mbrojtjen nga Diskriminimi është vlerësuar si pak i zbatueshëm ne praktike. Sfida të shumta paraqiten në mbrojtjen e te drejtave të personave me aftësi të kufizuar, ku gjatë kësaj periudhe ka pasur reagime të shumta për rivlerësimin e personave me aftësi te kufizuar për arsye se pavarësisht dokumenteve mjekësore ju është mohuar e drejta në kompensim sipas atij vlerësimi”.

Rekomandimet e dala nga rezultatet e raportit janë që Institucionet publike:

  • të sigurojnë gjithmonë konsistencë në mes të ligjeve, përfshirë edhe aktet nënligjore me Kushtetutën;
  • të sigurojnë zbatimin e ligjeve në tërësi dhe për moszbatuesit të ndërmerren masa të caktuara;
  • t’i respektojnë të gjitha procedurat ligjbërëse të përcaktuara me legjislacionin në fuqi;
  • të sigurojnë miratimin e ligjeve pa vonesë, kur kërkohet nga Gjykata Kushtetuese;
  • të lehtësojnë qasjen në drejtësi për grupet e margjinalizuara dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit të mosdiskriminimit. Përveç kësaj, ato duhet të ofrojnë masa pozitive në dobi të grupeve të veçanta në mënyrë që të adresojnë pabarazitë ekzistuese;
  • t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që vendimet e gjykatës të zbatohet në plotëni;
  • Është me rëndësi:
  • Rregullimi i procesit të vlerësimit ex-post të legjislacionit, duke mundësuar publikimin e raporteve të tilla në mënyrë që të jenë lehtësisht të qasshme për publikun;
  • Komisioni Parlamentar për Legjislacion të përmirësojë rolin e tij mbikëqyrës siç është mandatuar me ligj;
  • Të nxitet Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) për transparencë dhe llogaridhënie;
  • Institucionet publike duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme që vendimet e gjykatës të zbatohet në plotëni.

Të ngjashme