GLPS reagon ndaj një vendimi të MPJD-së

Prishtinë | 06 Jan 2021 | 13:22 | Nga Ekonomia Online

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) shpreh shqetësimim e thellë për mohimin e të drejtës për qasje në dokumente publike nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD).

Me datë 19 tetor 2020, GLPS duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike i është drejtuar MPJD-së me kërkesë për qasje në ekzemplarët e provimeve pranuese për shërbimet konsullore të Kosovës, për qëllime të një hulumtimi shkencor. Ky hulumtim synon të analizoj metologjinë e përdorur nga MPJD përgjatë procesit të rekrutimit të përfaqësuesve në shërbimet konsullore të Kosovës, marrë parasysh shkeljet e vazhdueshme në këtë aspekt. Ekzemplarët e testeve nuk bëjnë pjesë në kategorinë e dokumenteve sekrete ose të mbrojtura me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, prandaj të njejtat duhet të jenë të qasshme për publikun. Përkundër kësaj, me datë 23 nëntor 2020 MPJD ka refuzuar kërkesën e GLPS-së me arsyetimin që ekzemplarët e provimeve do të ndërhynin në mënyrë të paarsyeshme në operimin e efektiv të institucionit publik, pa arsyetuar fare se si ofrimi i këtyre dokumenteve do të kishte një ndikim të tillë. Tutje, më datë 24 Dhjetor 2020 GLPS, ka kërkuar qasje në vendimet e Komisionit të Gradave dhe Disiplinë, e cila gjithashtu është refuzuar nga MPJD.

Meqenëse Kuvendi i Republikës së Kosovës ende nuk ka emëruar Komisionerin për Informim dhe Privatësi, ne jemi të detyruar të i drejtohemi u.d së detyrës së Presidentit znj.Vjosa Osmanit, përkitazi me përgjegjësitë e saj kushtetuese (Neni 84, pika 10) ku kërkojmë që të qortoj seriozisht MPJD-në për mohimin e të drejtës në qasje në dokumentet publike si më poshtë:

§  Ekzemplarët e tri (3) provimeve të fundit pranuese për nënpunës konsullor

§  Qasje në vendimet e Komisionit për Grada dhe Disiplinë në pesë (5) vitet e fundit.

Pra, në kerkojmë që konform kompetencave kushtetuese u.d e Presidentes, të konsideroj zhgënjimin e thellë të GLPS-së, dhe mbi parimet e transparencës, të qortoj dhe mbivendos ndaj shkeljes ligjore të MPJD-së, ashtu që të garantoj që institucionet e vendit të zbatojnë ligjet në fuqi dhe të garantojnë të drejtën themelore të qytetarëve për qasje në informata.

Në rast se edhe pas reagimit të mundshëm të u.d të Presidentes, MPJD nuk na ofron qasje në këto dokumente, GLPS do të detyrohet të ngris padi ndaj të njejtës.

Të ngjashme