GLPS: Viti i tretë i qeverisjes sërish karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar shpesh edhe afatet ligjore

Prishtinë | 08 Pri 2024 | 12:14 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) të hënën ka organizuar konferencë për media me temën “Tri Vite Qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë ?”, raporton Ekonomia Online.

Në konferencë për media me temën “Tri Vite Qeverisje Kurti II: Cilat ishin arritjet dhe ngecjet që karakterizuan vitin e tretë?, Njomëza Arifi menaxhere e programeve në GLPS, ka thënë se viti i tretë i qeverisjes, sikurse vitet paraprake, vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore.

“Në përgjithësi, viti i tretë i qeverisjes, sikurse vitet paraprake, vazhdon të karakterizohet me fenomenin e pozitave të ushtruesve të detyrës duke tejkaluar në të shumtën e rasteve edhe afatet ligjore. Pra nga 16 institucione gjithsej, 15 ministri dhe Zyra e Kryeministrit, vetëm 4 prej tyre udhëhiqen nga sekretarë me mandat të rregullt. Një dukuri të tillë, të bartur nga viti në vit, GLPS e sheh shumë shqetësuese dhe për këtë kemi reaguar disa herë gjatë kësaj qeverisjeje. Ky fenomen vazhdon të dëmtojë seriozisht funksionimin e administratës publike në Kosovë. Po ashtu, tashmë sa kohë, ne kemi theksuar nevojën për një riformatim të Qeverisë  për shkak të mungesës së performancës në një numër dikasteresh. Edhe pse kjo ishte paralajmeruar nga kryeministri Kurti, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pra, po hymë në vitin e katërt dhe të fundit, dhe nevoja për riformatim që ka qenë e padiskutueshme, nuk është jetësuar gjatë këtij mandati.

“Edhe pas tri viteve, problemet në risktrukturim të ministrive që janë bashkuar si rezultat i zvogëlimit të qeverisë vazhdojnë të jenë prezente duke qenë se disa prej tyre ende funksionojnë ndarasi dhe me departamente të dyfishta”, ka thënë Arifi.

Ajo ka shtuar se ngjashëm, ka vazhduar praktika e mospublikimit të raporteve jetësore të punës, si për qeverinë në përgjithësi ashtu edhe për institucionet-ministritë në veçanti.

“Ngjashëm, ka vazhduar praktika e mospublikimit të raporteve jetësore të punës, si për qeverinë në përgjithësi ashtu edhe për institucionet-ministritë në veqanti. Viti i tretë i qeverisë Kurti u karakterizua edhe me iniciativën e hartimit të Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsion dhe Plani i Veprimit (2024 – 2027), dokumente këto që me vendim qeveritar pritej të finalizoheshin deri me 1 dhjetor 2023. GLPS konsideron se ky proces tejet i rëndësishëm ka hasur në vonesa te mëdha dhe strukturat përkatëse për hartimin e kësaj Strategjie janë krijuar vetëm në janar 2024. Ne konsiderojmë që kjo strategji mbetet shumë e rëndësishme për të përmirësuar përpjekjet  institucionale në luftën kundër korrupsionit dhe se qeveria duhet treguar seriozitet të shtuar në finalizimin e saj”, ka thënë Arifi.

Ndërsa, Arberesha Loxha Stublla drejtoreshë Ekzekutive në GLPS ka thënë  mes tjerash se gjatë këtij viti të tretë GLPS ka kritikuar Qeverinë mbi ndryshim-plotësimet e propozuara për Ligjin për Zyrtarët Publik.

“Gjatë këtij viti të tretë GLPS ka kritikuar qeverinë mbi ndryshim-plotësimet e propozuara për Ligjin për Zyrtarët Publik. Ne konsiderojmë që këto ndryshime janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe parimet e administratës publike. Qeveria edhe një herë dëshmoi preferencën e saj për ushtruesit e detyrës. Me aktin e propozuar, afati i ushtruesve të detyrës  është zgjatur deri na 2 vjet një tregues i qartë për tendencën e qeverisë për të ligjësuar një fenomen të rrezikshëm që i bën këta zyrtarë më të ndjeshëm ndaj ndërhyrjeve politike të përditshme. Shqetësuese mbetet edhe heqja e pragut minimal që së paku 2 kandidatë duhet t’i plotësojnë kushtet për nivelin e lartë drejtues, gjë që rezulton me cenim të  konkurrencës, si shtylla kryesore e meritokracisë. GLPS po ashtu thekson se integrimi i qytetarëve serbë të Kosovës mbetet thelbësor. Bie mbi përgjegjësinë  e qeverisë  për të zhvilluar një strategji që synon integrimin e komunitetit serb të Kosovës, duke ofruar stimuj ekonomik, social dhe politik. Kosova duhet të përcjellë një mesazh të qartë dhe bindës se veprimet e saj nuk janë në shënjestër kundër komunitetit civil në veri”.

Të ngjashme