Gmail është bërë më i sigurt

Prishtinë | 11 Gus 2016 | 13:03 | Nga

Jemi në një kohë kur metodat e transferimit të informacioneve dhe të dhënave janë bërë më të shpejta, por njëkohësisht na lind nevoja që të ruajmë sigurinë online.

Google ka ecur disa hapa në këtë drejtim duke e bërë Gmail-in një platformë më të sigurte për dërgimin e mesazheve në web si dhe në Android.

Cilësia e re u prezantua në një blog post, dhe përfshin paralajmërues sigurie për përdoruesit kur ata mund të jenë duke vizituar një faqe interneti të dëmshme dhe të pasigurta.

Si fillim, Gmail do t’ju lajmërojë nëse një mesazh që ju dërgoni në Gmail nuk është aprovuar në SPF (Sender Policy Framework) apo në DKIM.

SPF identifikon mesazhet spam dhe radhës tjetër që do t’ju vijë përsëri një mesazh nga i njëjti person që e dërgon atë do të paralajmëroheni. DKIM nga ana tjetër përmban një firmë tuajën digjitale të mesazheve që ju dërgoni, sipas standardit të DKIM. Firma do ti ‘thotë’ serverit të kodojë mesazhin kur ju e dërgoni dhe pastaj ai do ta çkodojë atë përsëri sapo ai të arrijë në destinacion.

Hapi i dytë që Google ka ndërmarrë për ta bërë Gmailin më të sigurt është që në versionin desktop të Gmail, kur të merrni një email që vjen nga një faqe e dyshimtë, do të shihni tabela paralajmëruese para se të klikoni mbi to.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme