“Goal” komenton fanellat e veçanta: Kosova do të ngrihet përsëri ndaj Anglisë

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Prestigjozja sportive ‘Goal.com’ ka komentuar fanellat e veçanta që futbollistët e Kosovës do t’i bartin gjatë ndeshjes ndaj Anglisë.

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues për Kampionatin Europian ‘Euro 2020’ do t’i zhvillojë me fanella të veçanta.

https://www.facebook.com/fourteenofficial/posts/2378204785754176

Kompania që përkujdeset për fanellat e Kosovës, ditë më parë ka publikuar fanellat të cilat do t’i veshin futbollistët tanë në ndeshjen ndaj Çekisë më 14 nëntor dhe Anglisë më 17 nëntor.

E fanellat për ndeshjen ndaj Anglisë që zhvillohet në ‘Fadil Vokrri’ ka shkruar edhe prestigjozja sportive ‘Goal’ në versionin e gjuhës gjermane. Ata kanë mbetur të mahnitur nga kjo fanellë.

“Kosova do të ngrihet përsëri kundër Anglisë me një fanellë të veçantë. E mahnitshme” – thuhet në postimin e tyre në ‘Facebook’, percjell gazetametro. 

https://www.facebook.com/GoalDeutschland/posts/10157693913499293
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme