Policia e Kosovës raporton se në Prishtinë një person derisa ishte duke drejtuar motoçikletën “Piago” pa targa, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur këmbësorin dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Sipas Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK-Prishtinë për tretman mjekësor.
Njësiti policor ka arrestuar të dyshuarin i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje.