Policia e Kosovës njofton se një femër nga fshati Dardhishtë e Obiliqit ka pranuar tretman mjekësor në QKMF, pasi që e njëjta është goditur nga një veturë në lëvizje.
Ngasësi i veturës gjendet në arrati, ndërsa është arrestuar një i dyshuar tjetër mashkull pasi që i njëjti ka kanosur me armë zjarri disa ankues.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë lodër. Me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar.