Policia ka arrestuar një drejtues mjeti pasi në autostradën “Ibrahim Rugova” nga pakujdesia ka goditur me veturë tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 56-të të kësaj autostrade drejtimi nga Prizreni për në Prishtinë.
Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Autostrada km 56 drejtimit Prizren-Prishtinë 22.07.2019 – 15:05. Është shoqëruar në stacionin policor vozitësi mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti me veturë nga pakujdesia ka goditur tre punëtorë të mirëmbajtjes së autostradës meshkuj K-Shqiptarë. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas konfirmimit të mjekut kujdestar gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari që ka shkaktuar aksident trafiku është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.