Goditet me veturë një i moshuar në zebra

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 08:36 | Nga

Një person është goditur me veturë teksa po kalonte zebrat në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës.

Siç raporton EkonomiaOnline, aksidenti ka ndodhur rreth orës 07:00.

Të aksidentuarit i është dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente.

EkonomiaOnline ka kontaktuar përmes telefonit edhe me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka konfirmuar rastin derisa ka bërë të ditur se i aksidentuari pas tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Aksidenti ka ndodhur rreth orës 7 të mëngjesit në rrugën “Dëshmorët e Kombit” mes një veture dhe këmbësori. I lënduari pas tretmanit mjekësor është liruar në shtëpi pasi ka pas lëndime të lehta trupore”, tha ajo përmes telefonit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme