Goditet nga buldozeri, vdes 45-vjeçari në Palasë

Prishtinë | 17 Jan 2026 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Një 45-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht të shtunën në fshatin Palasë të komunës së Himarës, qarku i Vlorës.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, viktima Kreshnik Haska, u godit me buldozer, i cili po drejtohej nga 26-vjeçari, Elidon Pashaj.

Pashaj, sipas Policisë, mësohet se ka kryer manovra me mjetin gjatë punës brenda kantierit, duke shkaktuar humbjen e jetës së 45-vjeçarit.

“Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës”, ka njoftuar Policia e Shtetit.

Tutje, theksohet se në ambientet e Komisariatit të Policisë në Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit Elidon Pashaj, për veprime të mëtejshme hetimore.

Të ngjashme