Televizioni sirian ka raportuar se qyteti Jableh, vetëm një kilometër larg bazës ajrore ruse, është goditur nga raketa të ardhura nga drejtimi i detit Mesdhe.
Raketat e dyshuara si ajër-tokë dukej se ishin qëlluar në drejtim të bazës ruse. Baza ajrore ruse e Khmeimim-it ndodhet aty pranë dhe rëndësi të veçantë ka fakti se sulmi me raketa erdhi nga drejtimi i Mesdheut.
Ende nuk ka të dhëna se si janë lëshuar raketat dhe nuk është raportuar nëse sistemet mbrojtëse raketore siriane kanë shkatërruar ndonjë prej tyre.
Aktualisht në Siri, sulme ajrore ka kryer Izraeli që vazhdimisht mban nën presion forcat në vend për të mos lejuar afrimin e luftimeve drejt veriperëndimit, ashtu siç ka ndërhyrë dhe Turqia për të siguruar pjesën e saj të kufirit në verilindje.