Një e mitur në Vushtrri ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë e cila ka qenë në lëvizje.
Sipas njoftimit nga Policia, vozitësi i panjohur pasi e kishte shkaktuar aksidentin, nuk është ndalë në vendin e ngjarjes.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Vushtrrisë dhe më pas është liruar në shtëpi.